DAXOROL është sinonim i prodhimeve kualitative në sferën e ndërtimtarisë. Rritja e vazhdueshme e asortimanit të prodhimeve, prodhimet më kualitative në treg dhe çmimet e arsyeshme mundësojnë plotësimin e nevojave të konsumatorëve dhe zgjerimin e rrjetit të distributerëve brenda dhe jashtë R. së Maqedonisë.
DAXOROL prodhon dhe furnizon konsumatorët me artikuj për punë të ndryshme ndërtimore, duke ndarë asortimanin e saj në 3 grupe kryesore të prodhimeve:
- Llaçe
- Ngjyra
- Baza thellësie
Largimi i dorës së njeriut nga sistemi prodhues respektivisht prodhim tërësisht i kompjuterizuar siguron kualitet permanent të produkteve.
Kualiteti i DAXOROL prodhimeve është i vërtetuar nga Instituti për ndërtimtari me seli në Berlin, prej të cilit posedojmë çertifikata që sigurojnë kualitet dhe qëndrueshmëri afatgjate.
Ngjyrat zbukurojnë pamjen e objekteve ndërsa ne zbukurojmë ngjyrat!
DAXOMIX sistemi i ngjyrave mundëson që ju të zgjedhni ngjyrën në katalog dhe në mënyrë kompjuterike të testoni ngjyrën në objektin tuaj, e nëse ju pëlqen ne bëjmë përzierjen e saj.
Ngjyra dhe Llaçe për të gjithë.
Që të jetoni gjatë, duhet të fleni shëndoshë. Materiali që ofron DAXOROL hyn në grupin e materialeve ekologjike, pa përmbajtje të substancave toksike.