Daxogrund DX10 W

Vendet e përdorimit: Daxogrund DX-10 G është llaç i thatë mineral sipas DIN 18557, i përgjigjet grupit të llaçeve PII sipas DIN 18550 për përdorim të brendshëm dhe jashtëm. Daxogrund DX-10 G mund të përdoret si bazë shumështresore dhe mbushës mbi beton, mure të të gjitha llojeve, mure fasadash dhe bodrumesh, hapësira me lagështi etj. Te sipërfaqet e betone- ve të rrafshët paraprakisht medoemos të lyhen me Pulverkleber DX-5. Baza e materialit: Rërë, çimento, lëndë të lehta mbushëse dhe shtesa për përmirësimin e vetive përpunuese. Vetitë: Daxogrund DX-10 G është llaç bazë mbushës shumësh- tresor për lyerje me maqinë dhe lyerje me dorë për bazamente të të gjitha llojeve. Kushtet e përdorimit: Gjatë përdorimit temperatura e ambientit dhe bazamentit nuk duhet të bjerë nën +5°C. Deri te tharja e plotë duhet të mbrohet prej ngricës dhe rrezatimit direkt të diellit. Përgatitja e bazamentit: Bazamenti të jetë i pastër, i aftë për bartje dhe pa mbetje vajrash dhe yndyrash. Sipërfaqet nga rëra dhe sipërfaqet thithëse paraprakisht duhet të lyhen me Daxorol Tiefengrund. Përgatitja: Thesi 30 kg Daxogrund DX-10 G për përdorim me dorë përzihet me 8,5 litra ujë deri në formimin e një llaçi pa toptha. Pas një kohe prej 5 min. masa e fituar të përzihet edhe një herë me mikser. Trashësia minimale duhet të jetë 8 mm. Të shmangen trashësitë mbi 20 mm. Përdorimi: I përshtatur për të gjitha makinat e zakonshme për llaç dhe me përzierëse dore, përzierës rrjedhës apo mikser të detyrueshëm. Koha e përpunimit rreth 180 minuta, varësisht prej bazamentit dhe temperaturës. Përzierja me materiale tjera nuk është e lejuar. Udhëzime për rreziqe: Përmban çimento / hidrat gëlqeror Xi irritues. Të mbrohen lëkura dhe sytë. Deponimi: Të deponohet në vend të thatë. Afati i përdorimit 12 muaj. Të dhëna teknike: Thes 30kg, ngjyrë gri, madhësi e kokrrës 0-1.2mm. Harxhimi: rreth 15 kg / m2. Pastrimi i veglave të punës të bëhet me ujë.

error: Content is protected !!