Baukleber DX15 W

Vendet e përdorimit: Ngjitës hidraulik universal për të gjitha punët ndërtimore. Ngjitës i thatë i grupit P III DIN 18550, rezistues ndaj lagështisë. Baza e materialit: Rërë, çimento dhe shtesa për përmirësimin e vetive përpunuese. Vetitë: Përdoret për renovim dhe rrafshim të sipërfaqeve të vrazhda të betonit, plasaritjeve dhe dëmtimeve të ndryshme për përdorim te brendshëm dhe të jashtëm. Kushtet e përdorimit: Gjatë përpunimit temperatura e ambientit dhe bazamentit nuk duhet të bjerë nën +5°C. Deri te tharja e plotë të mbrohet nga ngrica dhe rrezatimi direkt i diellit. Përgatitja e bazamentit: Bazamentet të jenë të pastra, të afta për bartje dhe pa mbetje vajrash dhe yndyrash. Sipërfaqet nga rëra dhe sipërfaqet thithëse paraprakisht duhet të lyhen me Daxorol Tiefengrund. Përgatitja: Thesi 25 kg Baukleber DX-15 W Baukleber përzihet me 7,5 litra ujë deri në formimin e një llaçi pa toptha. Pas një kohe prej 5 min. masa e fituar të përzihet edhe një herë me mikser. Përdorimi: Baukleber DX-15 W të merret me një mistri adekuate nga rostfraji, masa të shtrihet dhe të rrafshohet. Përzierja me materiale tjera nuk është e lejuar. Udhëzime për rreziqe: Përmban çimento/ hidrat gëlqeror Xi irritues. Të mbrohet lëkura dhe sytë. Deponimi: Të deponohet në vend të thatë. Afati i përdorimit 12 muaj. Të dhëna teknike: Thes 25 kg, ngjyrë e bardhë, madhësia e kokrrës 0-0,8 mm. Pastrimi i veglave të punës të bëhet me ujë.

error: Content is protected !!