Vendet e përdorimit: Llaç ngjitës hidraulik lidhës për sistemet izoluese të Daxotermit, sipas DIN 18550, për ngjitjen e pllakave izoluese nga stiropori, si dhe për realizimin e shtresës së armuar suvatuese. Baza e materialit: Rërë, çimento, lëndë të lehta mbushëse dhe shtesa për përmirësimin e vetive përpunuese. Vetitë: Suvatim fleksibël për shtresat vijuese të suvave. Kushtet e përdorimit: Gjatë përpunimit, temperatura e ambientit dhe bazamentit nuk duhet të jetë nën +5°C. Deri te tharja e plotë duhet të mbrohet nga ngrica dhe rrezatimi direkt i diellit. Përgatitja e bazamentit: Bazamentet të jenë të pastra, të afta për bartje dhe pa mbetje vajrash dhe yndyrash. Sipërfaqet nga rëra dhe sipërfaqet thithëse paraprakisht duhet të lyhen me Daxorol Tiefengrund. Përgatitja: Thesi 25 kg Styroporkleber DX-3 G të përzihet me 7,5 litra ujë deri në formimin e një llaçi pa toptha. Pas një kohe prej 5 min, masa e fituar të përzihet edhe një herë me mikser. Përdorimi: Styroporkleber DX-3 G merret me një mistri rrafshuese adekuate nga rostfraji dhe me të njëjtën të shtrihet dhe rrafshohet. Trashësia minimale e shtresës së rrjetës së armuar duhet të jetë prej 0.4-0,8 cm. Përzierja me materiale tjera nuk është e lejuar. Udhëzime për rreziqe: Përmban çimento / hidrat gëlqeror Xi, irritues. Të mbrohen lëkura dhe sytë. Deponimi: Të deponohet në vend të thatë. Afati i përdorimit 12 muaj. Të dhëna teknike: Thes 25 kg, ngjyrë hiri. Granulacioni 0-0,8 mm. Harxhimi: Ngjitje dhe armim rreth 7 kg/m2. Veglat të pastrohen me ujë!




